Për 2 net me radhë, kryefjala e muzikës në Tiranë do të jetë Jazzi. Hemingëay Jazz Fest rivjen në edicionin e 7-të, me rastin e 120 vjetorit të shkrimtarit amerikan Ernest Hemingway.

“Kemi arritur në këtë vit për të sjell një Jazz Fest ndryshe. Nata e parë do të jetë i dedikuar për etno-jazz, ndërsa nata e dytë i dedikohet muzikës funk, soul”, thotë organizatori i këtij festivali, Altin Sukaj.

Bandat e njohura në Europë, si Rumba de Bodas, Opa Cupa, Ghiaçioli e Branzini e DJ Set, do të luajnë para publikut muzikën me të përzgjedhur. Për herë të parë në Shqipëri do të performojë edhe Barcelona Gipsy balKan Orchestra, grupi i njohur edhe për versionin e këngës arbëreshe “Lule, Lule”.

“E dëgjuam gjatë një feste në jug të Italisë dhe u dashuruam me këtë këngë. Kjo na ka nxitur ta njohim Shqipërinë dhe tani po presim të njohim publikun shqiptar. Do të jetë një natë e mbushur me dashuri”, thotë vokalistja e grupit Sandra Sangiao.

Ndërsa fizarmonisti Mattia Schirosa shprehet: “Repertori ynë përmban muzikë ballkanase, mesdhetare si dhe cigane duke respektuar origjinalen dhe tradicionalen”.

Për pjesëmarrësit në Festival do të ketë një kod veshjeje. Festivali i Jazzit do të mbahet në 21 dhe 22 Korrik në oborrin e Universiteti Politeknik.