Vijoinë reagimet mes Presidencës dhe Kryeministrit pas kthimit të dekretit nga Ilir Meta për emërimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm por duket se Presidenti e ka humbur fillin dhe ka dalë jashtë “shinave” të tij. Kreu i shtetit ka reaguar sot sërish pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e kaluar se Meta u pajis me certifikatë sigurie brenda katër orësh kur u zgjodh kryetar Kuvendi në shtator 2013.

Por në reagimin e tij në rrjetet sociale, Meta i i drejtohet Kryeministrit duke i treguar se kë duhet të vendos në krye të kësaj detyre, edhe pse Presidenti thjesht duhet të dekretojë Ministrat e zgjedhur nga kryeministri rama e jo të bëjë propozime.  “Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme…”- është shprehur Presidenti.

Postimi i plote:

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria e para.”

Lexo.al/