“Qeveria e vendit do të jetë partnere e bizneseve në zhvillimin e tyre. Ky vit është viti i ekonomisë dhe në këtë drejtim na duhet ndihma e të gjithëve”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Haradinaj tha se ministri Beqaj paraqiti të gjitha projeksionet që ka ministria gjatë këtij viti, duke qenë edhe partnere e bizneseve inovative në përkrahjen e tyre, sidomos në dixhitalizim.

Kryeministri Haradinaj, më tej, theksoi se është biseduar edhe për mundësinë që do t’iu japin investitorëve të rinj dhe me këtë rast inkurajoi që të ndihmohet Kosova për të arritur rezultatet përmes këtyre bizneseve të reja, që të fitohen brende të tjera. “Ne i kemi disa brende shumë të mira në sport, pra, kemi arritur nivelet botërore dhe shpresoj se edhe me disa kompani, që kanë arritur tregjet botërore, të ecim përpara”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova eksporton shërbime të këtyre bizneseve inovative, dixhitale në vlerë rreth 30 milionë euro, duke qenë kështu i vetmi sektor, ku bilanci është pozitiv. Ndërkaq, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, u shpreh i kënaqur me vizitën e sotme të kryeministrit Haradinaj dhe tha se biseduan për vitin ekonomik të shpallur nga vetë kryeministri, e po ashtu edhe t’i bashkërendojnë aktivitetet e tyre.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here