Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadorin e Irlandës në Hungari, i ngarkuar për Kosovën, Patrick Kelly, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj kërkoi vazhdimin e mbështetjes së mëtejshme të Irlandës në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Haradinaj e njoftoi ambasadorin Kelly për progresin e Kosovës dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në plotësimin e axhednës së reformave europiane, zhvillimin ekonomik dhe orientimin euroatlantik të saj.

“Fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës është i rëndësishëm, veçmas në atë të ekonomisë dhe të sigurisë”, tha ai.

Nga ana e tij, ambasadori Kelly vlerësoi raportet e mira ndërmjet dy vendeve, duke premtuar vazhdimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve dhe popujve tanë./KosovaPress

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here