Një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë është duke qëndruar në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj takoi delegacionin amerikan të senatorëve dhe kongresistëve të cilët po qëndrojnë në Kosovë. Pjesë e këtij takimi ishin edhe personalitete nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia.

“Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë”, deklaron Haradinaj lidhur me këtë takim.