Teksa kompanisë në shërbimin e sigurisë ICTS Albania në aeroportin ‘Nënë Tereza’ po i përfundon kontrata, TIA ka hapur garën duke ftuar kompani ndërkombetare për shërbimin e sigurise në aeroport. Sipas njoftimit zyrtar të Aeroportit të Rinasit, në tender ftohen të marrin pjesë kompani me përvojë ndërkombëtare në fushën e sigurisë në aeroporte. Pas ngjarjeve të ndodhura në pistën e aeroportit të vetëm shqiptar, ku në një afat të tre vjecar u grabitën miliona euro, TIA kërkon të lidhë kontratë 5 vjecare me një tjetër kompani për shërbimin e sigurisë në aeroport por këtë radhë me eksperiencë ndërkombëtare. Kompania që do të përzgjidhet fituese duhet ndër të tjera të kryej edhe një sërë shërbimesh.

– Kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës  – Skanimi i bagazheve – Ngarkimin e mallrave dhe postës – Kontrollin e automjeteve në aeroport, stafin, ekipet dhe kontrollin e dokumentave të udhëtimit – Ruajtja dhe patrullimi i aeroportit – Monitorimi i aeroportit përmes sistemeve të sigurisë

Gara per kompanine e re do ta zgjas 4 javë dhe sherbimi është planifikuar të fillojë në korrik të 2019.