U hap në Paris, ne sallen Miro, UNESCO, ekspozita “Dritare në Artin Mesjetar Shqiptar”, me rastin e 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO, me pjesëmarrjen e Ernesto Renato Ottone Ramirez, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Kulturën në UNESCO, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, Ambasadorit të Shqipërisë në UNESCO, Ferit Hoxha dhe personalitete e ambasadorë në UNESCO.

“Çfarë mund të bëjmë për të promovuar paqen në botë? Kjo është çështja që UNESCO-ja shtroi për zgjidhje që kur u krijua në vitin 1945, fill pas luftrave që përgjakën botën.
Një përgjigje për këtë na e ka dhënë Shenjëtorja jonë shqiptare, Nënë Tereza: Shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde!”– u shpreh ministrja Kumbaro në fjalën e hapjes.

Kjo ekspozitë në Paris, në sallën Miro, përbën një rrugëtim në historinë e pikturës bizantine dhe pas bizantine të zhvilluar në territorin shqiptar dhe fton publikun e gjerë dhe studiues të fushës në një eksperiencë të rrallë në njohjen e mjeshtërve eponim dhe anonim si dhe atelieve më të spikatura të kohës, nëpërmjet veprës së trashëguar prej tyre.

Ekspozita: “Një dritare në Trashëgiminë kulturore shqiptare”, “UNE FENETRE DANS L’HERITAGE CULTUREL DE L’ALBANIE”, SALLES MIRO
UNESCO HOUSE, 7, Place de Fontenoy, Paris 7è, E hapur për tē interesuarit nga data 19- 24 nëntor 2018, nga ora 09-18:00. Koleksioni i rrallë i ikonave të artit bizantin e postbizantin.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here