Ljuis Hemilton është fituesi i Çmimit të Madh të Britanisë, teksa e mbylli garën në pistën e Silverstonit.

Botas, i cili u ndis nga pozicioni i parë në këtë garë, e mbylli në vend të dytë, ndërsa vetëm vendi i tretë për Çarls Leklerk të Ferrarit. Piloti tjetër i “kokëkuqes”, Sebastian Vetel, përplasi në xhiron e 37-të Maks Verstapen, duke e goditur nga pas, dhe për këtë u penalizua me 10 sekonda, dhe garën e mbylli në vendin e 16-të.

Britaniku vendosi edhe rekordin, teksa fitoi për herë të 10 në këtë pistë, duke qenë tashmë piloti me më shumë fitore në garën e shtëpisë. Ndërkohë, gara e ardhshme do të jetë ajo e Gjermanisë, pas dy javësh.