Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në BE, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot në Kosovë. Gjatë vizitës në Kosovës, komisioneri Hahnn do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn”, thuhet në agjendën e kryeminsitrit. Ende nuk është bërë e ditur se për çfarë do të takohen, Hahn dhe Haradinaj.