Eurokomisioneri Johanes Hahn deklaroi se Shqipëria ka bërë proges por koha për të marrë një vendim nuk ka qenë e mjaftueshme.

Ai deklaroi se është besimplotë se në tetor do arrijë të merret në vendim pozitiv.

“Ajo që kam shpjeguar vazhdimisht është se BE dhe KE në veçanti ka një rol të veçantë për përgatitjen e negociatave për zgjerimin dhe ne kemi ndikimin më të madh për këto vende të Ballkanit. Sot në Shqipëri mund të shihni krizën politike dhe mund të shqetësoheni në mënyrë të veçantë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve vendore, por duhet të bëjmë një dallim me atë që vendosur më herët për Shqipërinë dhe vendimit unanim për 5 prioritetet kyçe të zbatuar nga ky vend, sidomos në Reformën në drejtësi.

Nuk mund ta fajësojmë Shqipërinë se prej kësaj reforme janë pezulluar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Është pikërisht ajo që ne kemi kërkuar. Nuk mund ta injorojmë krizën e brendshme e cila ka pasur njëfarë ndikimi te disa vende për vendimin e ditës së sotme, por shpresojmë se deri në Tetor do ketë një ndryshim.

Kur flasim për zgjerimin është një proces që zgjat në kohë, çelja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim i menjëhershëm”, tha Hahn