Rikthehet Manchester City-Tottenham, por këtë herë në kampionat. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola në konferencën për mediat të dhënë në vigjilje të përballjes shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion në Premier League është rikthyer të flasë edhe mbi argumentin e VAR në Champions League.

“Kam qenë gjithmonë në favor të teknologjisë, si në rastet kur jam përfitues, ashtu edhe kur e kam pësuar. Të tjerë që ishin kundër, mbase tani janë në favor (duke iu referuar Pochettinos)”, u shpreh trajneri i Manchester City, viktimë e një vendimi shumë të diskutueshëm të VAR.

“Ishin moment të komplikuara, kaluan sekonda e pastaj minuta ndërkohë që ata rishikonin imazhet. Ishte e dhimbshme të pranoje vendimin, por nëse Tottenham do të ishte eliminuar për atë gol në pozicion të parregullt të Sterling, nuk do të kishte qenë aspak e bukur. Për këtë motiv vazhdoj të jem në favor të VAR. Është e drejtë kështu”, deklaroi Guardiola.