Rodrigo Hernández ka zgjedhur Manchester Cityn për të vazhduar karrierën e tij. Vendimi për të lënë Atleticon e Madridit pas vetëm një viti aty lidhet me stilin e lojës të mesfushorit 22-vjeçar, i cili mendon se loja e Atleticos nuk i përshtatet.

Talenti i Spanjës mendon se vendi i tij në futboll dhe rritja e tij e kanë vendin te një skuadër e drejtuar nga Pep Guardiola, sesa një nga Diego Simeone.

City, që ka fituar garën me Atleticon, Bayernin, PSG dhe Manchester United, do të paguajë 70 milionë eurot e klauzolës së prishjes së kontratës, shifër që duhet paguar deri më 30 qershor.