Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në kanionet e Holtës në Gramsh.

Policia sqaron se janë nisur drejt vendit të ngjarjes por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Po kështu në ndihmë të turistëve janë nisur forcat zjarrfikës si dhe ambulanca.

Kujtojmë se ditët e fundit kemi patur një mot të përkeqësuar në vendin tonë ku në disa qytete janë shënuar edhe incidente e dëme materiale.