“Prej 15 vitesh kam qënë pjesë e adminsitratës së Kurbinit. Unë vij nga një familje arismdashëse, por veç arsimit, dua t’i shërbej komuniteteve për t’ua bërë më të mirë jetën qytetarëve të Laçit”.

Kështu deklaroi në një intervistë për ERTV nga Laçi, kandidatja socialiste për bashkinë Kurbin, Majlinda Cara, e cila pritet të jetë kryebashkiakja e parë femër në historinë e Kurbinit.

“Në qytet janë bërë shumë invesitme në fushën e arsimit, janë edhe tre shkola të mesme të rikonstruktuara, një shkollë 9 vjecare, një kopësht dhe çerdhja e Laçit. Në frymën e mirë të këtyre punëve, në programin tim planifikoj që të shtrihen këto lloj investimesh edhe në njësitë e tjera administrative”, tha Cara.

“Rilindja urbane do shtrihet edhe në njësitë Mamurras, Milot, Fushë Kuqan. Projektet e mia janë afatmesme dhe afatagjata. Në invesitmet emergjente përfshij rehabilitimin e përroit të kanailit që përshkon gjithë qytetin e Laçit. Investim emergjent në ndihmë të komunitetit është rehabilitimi ujësjellësit. Një investim që duhet bërë patjetër për ta bërë më të lehtë jetesën e banorëve”, shtoi ajo.

Lidhur me bujqësinë, Cara tha se “do të bëjmë ndërhyrje emergjente për pastrimin e të gjitha kanaleve kulluese dhe hapjen e kanaleve të reja vaditëse në mënyrë që banorët ta kenë më të lehtë zhvillimin e bujqësisë”.