Për të përballuar komplikacionet nga gripi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton këtë vit vaksinimin falas të personelit shëndetësor në të gjithë vendin, si dhe të të moshuarve, të grave shtatzana dhe pjesës më të riskuar për komplikacione nga gripi.
Ministria e Shëndetësisë ka siguruar nje sasi prej 100,000 dozash vaksine të parakualifikuar nga OBSH për vaksinimin ndaj gripit, të cilat po shpërndahen në të gjithë vendin.
Vaksina është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga gripi ndaj rekomandohet të kryhet nga personat me risk të lartë, për të parandaluar kompikacionet e rënda.

Informacion per vaksinimin:
Cila kategori duhet te vaksinohen
Vaksina është mënyra më e mirë parandaluese ndaj gripit, ajo mund të aplikohet nga çdo individ mbi 6 muaj.
Rekomandim i veçantë për kryerjen e kësaj vaksine përfshin këto grupe risku:
– Punonjësit shëndetësorë,
– Gratë shtatëzëna,
– Të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç,
-Personat me sëmundje kronike dhe imunodeficience (si: sëmundje kardiovaskulare, obstruktive të mushkërive, kronike të veshkave, kronike të heparit, diabet, astma bronkiale, tumore/kancer),
– Personat obezë.
Gjithashtu vaksina ofrohet për kategori të caktuara sic janë forcat ushtarake që shkojnë me misione.
Kush e kryen vaksinimin
Ashtu si dhe ne vitet e meparshme vaksina ofrohet per grupet e riskut , prane qendrave shendetesore ne te gjithe Shqiperine. Vaksinimi kryhet nga infermier/vaksinator prane ketyre qendrave. Gjithashtu, vaksinimi per personelin shendetesor perfshin personelin ne qendrat shendetesore dhe ne spitale.
Pse eshte i rendesishem vaksinimi
Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të gripit, të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambientet e mbyllura.
Gripi është një sëmundje virale që mund të shkakëtojë komplikacioni të rënda dhe vdekje sidomos tek personat me semundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit
megjithëse për shumicën e njerëzve është sëmundje kalimtare.
Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi ndaj tij.
Vaksinimi i përvitshëm është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit individual dhe atë të komunitetit që na rrethon.
Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës së sezonit dimëror.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here