Ekzekutivi që do të dalë pas zgjedhjeve të të dielës në Athinë, do të ketë përballë sfida të rëndësishme. Pritshmëritë janë të larta për ta nxjerrë Greqinë nga kriza. Kreditorët europianë, ndërsa kanë planifikuar në shtator një plan ekonomik, presin gjithashtu dhe një rizgjim evolutiv të ekonomisë kurse qytetarët grek presin rritje të pagave dhe pensioneve.

Bota e biznesit në Athinë, ka bërë thirrje që reforma të nevojshme të zbatohen menjëherë pas 7 korrikut për të nxitur një mjedis të favorshëm për investime. Ata janë për më pak taksa, ulje të taksave, si dhe një racionalizim të shpenzimeve publike, duke luftuar kundër evazionin fiskal, bankave të ngurta dhe likuiditetin e ri në tregje.

Ekonomia greke është si një boksier që ka vite pa luajtur në ring, me politika të forta kursimi dhe infrastrukture ekonomike ende te paqëndrueshme. Dhjetë vjet masa shtrënguese, tre plane shpëtimi dhe një shoqëri e përkulur nga vështirësitë ekonomike dhe sociale, duket se kanë risjellë vendin përsëri në vitin 2009.

Tani për tani llogaritë greke presin ditën e votimeve dhe ekzekutivin e ri, por mbi të gjitha gadishmërinë e këtij të fundit për të ndryshuar ekonominë.