Fermerët grekë kanë bllokuar autostradën kryesore të vendit pasi kërkojnë lehtësime taksash dhe karburant më të lirë për makinat bujqësore, njoftoi televizioni shtetëror grek, ERT, raporton ata.

Protestuesit pranë qytetit të Larisës kanë bllokuar trafikun në autostradën që shkon mes Athinës dhe Selanikut. Sindikatat kanë thënë se bllokimi do të vazhdojë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.Ata kërcënojnë të bllokojnë edhe rrugë të tjera.

Grekët ndihen të lodhur nga vitet e krizës financiare dhe masat shtrënguese që kanë reduktuar të ardhurat mesatare familjare me rreth një të katërtën, në dekadën e fundit.

Grevat dhe protestat në Greqi janë të shpeshta. Greqia doli nga plani i tretë dhe i fundit i shpëtimit në muajin gusht.

Në një përpjekje për të lehtësuar vuajtjet e të varfërve, qeveria e kryeministrit Aleksis Cipras ka vendosur të rrisë pagën minimale nga 586 deri 650 euro. Megjithatë, kjo është ende 100 euro më pak se paga minimale e vitit 2009.