Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar mbrëmjen e sotme se shuma e vërtetë e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit dy ditë më parë nuk ka qenë as 7 milion dhe as 10 milionë euro, por 5 milionë euro, pra një shifër rreth 5 milionë.

Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në Real Story, ka treguar mbrëmjen e sotme detaje të reja nga supergrabitja e dy ditëve më parë ku mbeti i vrarë Admir Murataj. Ai tha se shuma e vërtetë e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit dy ditë më parë nuk ka qenë as 7 milionë dhe as 10 milionë euro, por rreth 5 milionë.

‘Shifra që kam unë është afër 5 milion eurove. Nuk është as 7 as 10. Pra ka qenë diçka rreth 5 milionë. Kur grabitësit kanë ndërruar mjetet kanë lënë furgonin kryq dhe kanë bllokuar rrugën. Të gjitha paratë i kanë kaluar në mjetin e dytë. Kur po kalonin paratë është afruar policia dhe ka nisur shkëmbimi i zjarrit. Ka qenë vendosja e furgonit me shkrimin ‘Hetimin Tatimor’ kryq që ka penguar vazhdimin e ndjekjes nga Policia’, ka thënë Sandër Lleshaj.

Lleshaj ka deklaruar gjithashtu se për vrasjen e Muratajt po krijohet tym por ai është vrarë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit.