Policia e Shtetit ka vënë në pranga katër persona që kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas para një jave.

Ky arrestim u bë i mundur falë mobilizimit të të gjithë forcave policore i shtrirë në Fushë-Krujë, Tiranë dhe Elbasan.

Nga burimet paraprake bëhet me dije se njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje ndërsa tre të tjerët kanë asistuar. (Lexo.al)