Pak pas ngjarjes se sotme në aeroportin e Rinasit policia ka prangosur 4 persona dhe ka shoqëruar të paktën 40 te tjere. Në afërsi të vendit ku u gjet trupi i pajetë i grabitësit, është gjetur edhe një furgon plot me armatime. Mes të shoqëruarve mësohet të ketë edhe nga security i aeroportit.
Grabitësit pak pasi kanë marrë paratë, janë larguar menjëherë nga aeroporti por në ikje kanë shkëmbyer zjarr me forcat e policisë duke i sulmuar me granata e kallashnikove. Policia është përgjigjur me zjarr dhe një prej grabitësve ka mbetur i vrarë. Sipas dëshmive të para mësohet se autorët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.