Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, ku si rezulat i punë së bërë nga Grupi i posacëm Hetimor, janë ndaluar 6 persona si dhe janë sekuestRuar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën pe nale..

Po në vijim të punës falë veprimeve hetimore të kryera Gjykata për Kr imet e Rënda Tiranë, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në B urg”, për veprat penale “Vra sja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me ar më kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kr iminal”, për tre shtetasit:

Klement Çala, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Eldi Çala, 34 vjeç, banues në Elbasan

Talo Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan.

Të tre këta shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

Policia e Shtetit për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave, ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë Euro.

Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.