Kryesyesja e misionit të OSBE/ ODIHR, ambasadorja Audrey Glover i ka dërguar letër drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, ku e falenderon atë për bashkëpunimin mes policisë dhe misionit të vëzhguesve gjatë procesit zgjedhor.

“Duke qenë se misioni i OSBE/ODIHR-IT për vëzhgimin e zgjedhjeve po i afrohet fundit, më lejoni, ju lutem, t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Misionit gjatë punës së tij në Shqipëri. I uroj fat të gjitëh stafit të policisë së Shtetit suksese në përpjekjet e tyre profesionale dhe personale”, shkruan Glover në letër. Raporti përfundimtar i OSBE për zgjedhjet e 30 qershorit do të jepet në fillim të shtatorit.