Kur të vjedhin portofolin, ndoshta nuk pret të marrësh përsëri mbrapsht, sidomos pas 75 vjetësh. Betty Sissom mori dhuratën e jetës javën e kaluar pasi kuleta e saj që i humbi rreth viteve 1940 u kthye tek ajo. Kuleta e 89-vjeçares u zbulua në një mur të banjës së shkollës së mesme, së bashku me disa kuleta të tjera.

Ajo u gjet gjatë punimeve për kthimin e shkollës së mesme Centralia në një kishë. Pastori Seth Baltzell tha se një hidraulik gjeti kuletën e fshehur në murin e një prej banjave të vajzave. Pastori vendosi ta bashkonte me pronaren e saj.

Ai publikoi foto në Facebook me kartat e identitetit dhe postimi i tij u shpërnda 3.000 herë. Sissom, që u diploma në Centralia High në vitin 1947, u trondit kur portofolin e kuq pas gjithë atyre dekadave. Ajo nuk gjeti para në të, por zbuloi kartën e saj të Sigurimeve Shoqërore, që e kishte kërkuar për 70 vjet.