Gjykata e Apelit në Zyrih të Zvicrës ka vendosur të dënoi një gjel duke e detyruar atë të këndojë vetëm në një mjedis të papërshkueshëm nga zëri në mënyrë që të mos shqetësojë fqinjët. Kikiriki I gjelit do të tolerohet vetëm nga e hëna deri të shtunën nga ora 8 deri nënë 22, dhe të dielën nga ora 9 deri në orën 22.

Jashtë kësaj kohe, gjeli do të duhet të kthehet në një kafaz të papërshkueshëm nga zëri Vendimi i gjykatës thotë: «Me një frekuencë të llogaritur në minutë, gjeli në fjalë duhet të këndojë çdo pesë ose dhjetë minuta». Vlerat deri në 84 decibel të këngës së gjelit si dhe imazhe video, janë paraqitur në gjykatë si prova që “gozhdojnë” gjelin.