Rrjeti mediatik prestigjoz CBSNews shkruan se ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Flynn tani i është caktuar një datë dënimi.

Gjykatësi federal vendosi për të mërkukrën e 18 dhjetorit dhënien e masës së dënimit për Flynn, në orën 11:00 të mëngjesit.

Michael Flyn do të njihet me masën e dënimit për akuzat që rëndojnë ndaj tij, pasi gënjeu agjentët e FBI-së që po hetonin ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s. Pak pasi la këtë detyrë, Flyyn nisi detyrën si drejtor i strategjisë globale për një firmë të re lobimi në Washington, me emrin “Stonington GLOBAL”.

Por pas rënies së Flynn, pozitat përkeqësohen edhe për Alptekin dhe lobistë krahë Lulzim Bashës, i cili mund të përballet me probleme të mëdha,  e kryesisht me agjencinë e investigimit siç është FBI-ja.

SHBA FBI-ja po vazhdon hetimet për Alptekim  i cili është një nga miqtë e ngushtë të Bashës.

Alptekin është thirrur nga prokurori amerikan, Muller në lidhje me lobimet për Flyn. Por vetë miku i Bashës ka probleme direkte me FBI-në. Basha  mund të jetë gjithastu subjekt i kërkuar nga FBI, për fshehje apo pastrim parash (miqtë e tij), apo edhe financime të paligjshme për lobime.

Në vitin 2016, Michael Flynn ka pasur një kontratë lobimi me mikun e ngushtë të Lulzim Bashës, Kemal Alptekin me vlerë 15 milionë dollarë, i cili në emër të qeverisë turke lobonte për ekstradimin nga SHBA të Fetullah Gylen. Pikërisht Kemal Alptekin u cilësua nga investigimet e medias si personi që kishte ndërmjetësuar pagesat e Bashës me Muzin.



Shkrimi i plotë i CBS NEWS:

Pas disa muaj vonesë, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Flynn tani i është caktuar një datë dënimi.

Gjykatësi federal vendosi për të mërkukrën e 18 dhjetorit dhënien e masës së dënimit për Flynn, në orën 11:00 të mëngjesit.

Kjo vjen në një kohë, ku  më shumë se një vit pasi gjenerali i përgjithshëm i ushtrisë amerikane, u deklarua fajtor pas mashtrimeve dhe raportimeve false që i kishte dhënë FBI për kontaktet e tij me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale Amerikane.

Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi prokurorët deklaruan se ishin gati në përfundimin e rastit të Flynn.

Flynn, një zëvendësues i fushatës së Trump, i cili dha një fjalim të ‘paharrueshëm’ në Konventën Kombëtare Republikane të 2016-s, duke bërë thirrje për burgosjen e demokrates Hillary Clinton, ka qenë bashkëpunëtori kryesor në hetimin e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe koordinimin me bashkëpunëtorët e Trump.

Por prokurorët ende nuk e kanë zbuluar deri në ç’nivele ka arritur ky bashkëpunim dhe sa është rrezikuar siguria e brendshme Amerikane.

Sipas urdhrit të gjykatësit federal në SHBA, Emmet Sullivan, publiku nuk do të njihet me asnjë detaj hetimi deri sa të përfundojnë zgjedhjet afatmesme në SHBA.

Prokurorëve nuk do t’i kërkohet të paraqesin një memorandum dënimi -( një dokument që zakonisht përmban pikëpamjen e qeverisë mbi vlerën e bashkëpunimit) – deri më 4 dhjetor.

Dënimi është pushuar në mënyrë të përsëritur që kur Flynn u deklarua fajtor në dhjetor 2017 pasi gënjeu në FBI për kontaktet e tij me të dërguarin e atëhershëm rus Sergej Kislyak dhe pranoi të bashkëpunonte me hetimin e Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe përfshirjen e mundshme me fushatën e Donald Trump.

Sipas pohimit të tij, Flynn diskutoi sanksionet e SHBA me Kislyak në emër të Trump gjatë zgjedhjeve presidencial dhe tha se anëtarët e rrethit të brendshëm të presidentit ishin të vetëdijshëm dhe në disa raste drejtonin përpjekjet e tij. Flynn i kishte kërkuar Kislyak të mos reagonte ndaj sanksioneve të imponuara nga administrata e Obamës në përgjigje të ndërhyrjes zgjedhore të Rusisë.

Kur u përballën me agjentët e FBI-së për bisedat, raportet gjyqësore thonë se Flynn bëri “deklarata dhe lëshime të rreme materiale”, gjë që pengonte atë që ishte më pas një hetim kundër Byrosë Federale të Hetimit.

Ky hetim u mor më vonë nga Mueller, i cili ka ngritur aktakuza kundër rusëve që detajojnë një fushatë të gjerë përpjekjesh për të ndihmuar kandidaturën e Trump dhe për të dëmtuar Clintonin gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.

Pak pasi iu besua nga Trump, posti si këshilltar i sigurimit kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, ai u detyrua të japë dorëheqjen në shkurt 2017.

Shtëpia e Bardhë tha se ishte shkarkuar për mashtrimin e Zëvendëspresidentit Mike Pence dhe zyrtarëve të tjerë të lartë lidhur me përmbajtjen e bisedave të tij me Kislyak.

Si pjesë e thirrjes së tij, Flynn gjithashtu pranoi edhe aferën e një lobimi rreth lobimi turk dhe punës kërkimore.

Ai  u regjistrua tepër vonë në Departamentin e Drejtësisë si një agjent i huaj,  kjo pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Flynn dhe zyrtarë të tjerë të fushatës së Trump që kanë pranuar fajësinë në hetimin e Mueller, nuk janë dënuar ende për ndonjë krim që lidhet me ndërhyrjen e zgjedhjeve.


Bëjmë me dije se jehona e këtij lobimi dhe këtyre transaksioneve të dyshimta vijojne të zënë faqe të veçanta në prestigjozet botërore pasi ato përbëjnë një akt kriminal.

Përmësat e këtij skandali u zmadhuan kur pjesë e tij ishte edhe ish këshilltari i Trump për sigurinë Michael Flynn.

Në vazhdën e deskrititimit që mediat amerikane i kanë bërë Bashës, e ku ky fundit nuk ka nguruar ti quajë të “blera”, ashtu siç deklaron rëndom kur nuk përballet dot me faktet, një tjetër media prestigjoze shkruan sot për Bashën.

Bëhet fjalë për The Wall Street Journal e cila raporton se Muzin dhe Allaham kanë ndihmuar një kandidat të dështuar politik në Shqipëri.

Pra imazhi Bashës, edhe pas shumave marramëndëse të paguara nga PD, nuk kanë dhënë efektin që ai të quhet lider i “suksesshëm”

Gjithashtu nëse u referohesh të dhënave online në faqen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ku pasqyrohen kontratat e lobimit dhe vlerat e tyre, shuma e shpenzuar nga PD arrin në 1.060.000 $ (1 milion e 60 mijë dollarë).

 

l.g/LEXO.AL