Një tjetër kryebashkiak i dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, në të cilat mori pjesë vetëm Partia Socialiste, është konfirmuar në detyrë.

Mësohet se gjykata i ka dhënë “dritën jeshile” kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi.

Subashi garoi i vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit, duke fituar kështu mandatin e dytë për Bashkinë e Fierit.

Ndërkohë, gjykata ka konfirmuar në detyrë edhe disa kryebashkiakë të tjerë të 30 qershorit, mes të cilëve edhe atë të Librazhdit, Kastriot Gurra.

Ndërsa një ditë më parë u konfirmua në detyrë edhe kryebashkiaku i ri i Elbasanit Gledian Llatja i cili do të zëvendësojë kryebashkiakun Qazim Sjedinin i cili Bashkinë pas 3 mandatesh në krye të saj.