Gjykata e Tiranës ka liruar tre nga gjashtë protestuesit e opozitës të cilët goditën me sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për të ndaluarit, mirëpo Gjykata e Tiranës e shqyrtoi ndryshe këtë rast.

Kujtojmë që para GJYKATËS janë mbledhur eksponentë të PD-së dhe LSI-së të cilët bëjnë thirrje që të lirohen e të shpallen të pafajshëm të gjithë protestuesit e ndaluar. (Lexo.al)