Gjykata e Fierit konfirmoi sot mandatin e dytë të kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.

Në zgjedhjet e 30 qershorit u shënua një përqindje e lartë pjesëmarrjeje në bashkinë e Roskovecit (31.18%), pjesëmarrja me e lartë në të gjithë qarkun Fier.

“Falënderojmë të gjithë qytetarët të cilët na besuan dhe na mbështetën edhe një herë në rrugën tonë të përbashkët. Puna jonë nuk ka ndalur asnjëherë. Projekte të mëdha na presim. Së bashku do të vazhdojmë me punë dhe investime të reja, të cilat do t’i ndryshojnë plotësisht emrin Roskovecit”, tha Bufi.