Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ne vijim te punes per kontrollin e cilesise dhe standarteve te produkteve qe tregtohet ne vend ka ndermarre sot disa masa shume te renda me gjobe dhe bllokim malli ndaj nje subjekti te licensuar per tregtimin e produkteve ushqimore, pjesë e një rrjeti të njohur marketesh në vend, i cili shiste mallra te skaduar, nuk kishte license e as sistem gjurmueshmerie. Siç shihet ne fotot e meposhtme te mallit te skaduar e bllokuar, behet fjale per produkte ‘franchise’ te  rrjetit te supermarketeve “CONAD”.

Siç njofton AKU, inspektoret e Drejtorise Rajonale të AKU të qarkut Tiranë konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtron atë, kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmerie. Gjithashtu, inspektorët konstatuar se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit.

Per kete arsye, AKU ka gjobitur subjektin dhe konfiskuar mallin qe rrezikon jeten e qytetareve si me poshte:

1. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 300,000 (treqind mijë) lekë për nxjerrje në treg të ushqimeve përtej afatit të përdorimit,

2. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 (dyqind mijë) lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

3. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 1,000,000 (një milion) lekë, për mungesë të licencimit për kategorinë II.1.B (licenca për veprimtaritë me kodin II.1.B kërkohet për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së shitjes dhe ka të bëje me kritere të posacme si: përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit),

4. Masë administrative “Bllokim” për produktet të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit sebashku me detyrimin e subjektit për asgjesimin e tyre sipas procedurës të përaktuar nga ligji dhe njoftimin e AKU per te siguruar prezencen e inspektoreve të saj në procesin e asgjesimit.

NJOFTIMI I PLOTE I AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën per kontrollin zyrtar të përmbushjes së kerkesave ligjore për sigurinë ushqimore nga ana e Operatorëve te Biznesit Ushqimor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt licensuar per tregtimin e produkteve ushqimore, pjesë e një rrjeti të njohur marketesh në vend, insopektoret e Drejtorise Rajonale të AKU të qarkut Tiranë konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtron atë, kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmerie. Gjithashtu, inspektorët konstatuar se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit.
Në përfundim të kontrollit zyrtar, ndaj subjektit u morën këto masa:

1. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 300,000 (treqind mijë) lekë për nxjerrje në treg të ushqimeve përtej afatit të përdorimit,

2. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 (dyqind mijë) lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

3. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 1,000,000 (një milion) lekë, për mungesë të licencimit për kategorinë II.1.B (licenca për veprimtaritë me kodin II.1.B kërkohet për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së shitjes dhe ka të bëje me kritere të posacme si: përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit),

4. Masë administrative “Bllokim” për produktet të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit sebashku me detyrimin e subjektit për asgjesimin e tyre sipas procedurës të përaktuar nga ligji dhe njoftimin e AKU per te siguruar prezencen e inspektoreve të saj në procesin e asgjesimit.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.
PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIN TËND, BASHKËPUNO ME AKU

FOTOT: