Kanë përfunduar punimet për restaurimin e Urës së Kordhocës në Lazarat, një monument kulture që daton prej vitit 1820. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tregon pamjen e re të kësaj ure dhe shprehet se, ”punimet për restaurimin e saj u kryen nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës.

”Ura e Kordhocës është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos”, shprehet ministria Kumbaro. Mësohet se ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun e saj 7 metra. Në qarkun Gjirokastër aktualisht po vijojnë punimet edhe për restaurimin e Urës së Katiut në Përmet.