Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i ftuar në Repolitix tregoi bisedat që ka pasur Metën.

“Ky është një veprim dramatik, jo për mua por shtetin ligjor. Ja kam thënë disa herë edhe gjatë vonesës së dekretit që të mos politizojë zgjedhjet te Akademia e Shkencave. Ia kam thënë disa herë edhe me mesazhe. Takimin ia kam kërkuar unë. Këtu nuk ka asgjë ligjore dhe je i detyruar që të përsërisësh një refren nyl, pasi Presidenti në rastin e kryetarit të ASH dhe rektorit ka kompetencë honorifike, pavarësisht se përdoret termi emërimin.

Ligji thotë qartë që personi i zgjedhur dekretohet nga Presidenti, pra aty nuk ka shqyrton legjitimitetin e zgjedhjeve, pasi atëherë do të jepeshin edhe zgjidhjet. Ajo që ka shumë rëndësi, nuk ngatërrohet emërimi i kryetarit të ASH dhe rektorit, me emërimet e tjera me bazë propozimi, nga kryeministri apo të tjerë.

Zgjedhja ime është në fuqi, pasi nuk ka kush ta shfuqizojë. Si mundet që për të vendosur një legjitimitet, vendimi nuk është ankimuar, ka marrë formë të prerë. Emërimi është formal. Ia kam thënë Metës, që Kushtetutën e kemi shkruar vetë. Presidenti vetëm heshti” tha ai.