Ndërkohë që automjetet autonome shumë shpejt mund të jenë një realitet, në Gjermani kanë filluar planet për të futur të njëjtën teknologji në lundrim. Aktorët dhe inxhinierët e kësaj industrie po punojnë së bashku me ndihmën e Ministrisë gjermane të Transporteve për të krijuar hapësira testimi në kanalin “Spree-Oder”.

“Punimet do të fillojnë në korrik për të përgatitur një rajon testimi për anije autonome”, njoftoi Shoqata Federale e Porteve Publik Lumor në një deklaratë të publikuar sot. Synimi i projektit, pjesë i të cilit është edhe Qendra Aerohapësinore Gjermane (DLR), ka të bëjë me varka të vogla që përllogarisin rrugën e tyre dhe ngarkojnë dhe shkarkojnë kargot vetë pa një kapiten.