Një shtetas gjerman 34 vjeç u dënua sot me pesë muaj burg për shkak të përshëndetjes hitleriane në protestën e ekstremit të djathtë në Chemnitz, njoftoi një zëdhënës i gjykatës së qytetit në ish-RDGJ.

Personi i akuzuar i prezantuar si Marcel W nga mediat është dënuar edhe më parë për plagosje.

Gjykata vendosi se dënimi burgim me kusht nuk ishte i duhuri për rastin në fjalë, sipas së njëjtit burim.

Një ditë më parë, një tjetër shtetas rreth të tridhjetave u dënua për të njëjtin gjest në një tjetër protestë, me tetë muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 2000 eurosh.