Konservatorët gjermanë do të marrin pjesë në një garë për pasardhësin e kancelares Angela Merkel, bënë të ditur burime prane CDU-së. Ndërsa sondazhet e anëtarëve të partisë tregojnë aleaten e Merkel, Annegret KRAMP-Karrenbauer si favorite në betejën për CDU , biznesmeni Friedrich Merz ka siguruar mbështetjen e disa figurave kryesore të partisë në përpjekjen e tij për të marrë drejtimin e CDU.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn është gjithashtu në konkurrencë, por nuk konsiderohet si një kandidat serioz. Njëmijë e një delegatë do të votojnë sot në një konferencë të partisë në Hamburg për pasardhësin e kancelares Merkel, e cila largohet nga kancelaria në vitin 2021.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here