Djali 11-vjeçar i major Klodian Tanushit ka shpërthyer në lot gjatë fjalës së gjeneralit Bardhyl Kollçakut.
Gjenerali i premtoi major Klodian Tanushit se do të kujdesej për tre fëmijët e tij dhe për familjen.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.