Moderatorja e njohur Luana Vjollca duket se këtë verë nuk do ndalet. Pas suksesit të bashkëpunimit me Bujar Qamilin me këngën ‘Mi dhe flakë mallit tim’, ajo ditën e djeshme ka publikuar këngën e sa të radhës që titullohet ‘Vetëm ty’.

Kjo këngë u prit mjaft mirë nga fansat e moderatores, por ka pasur dhe nga ata që e kritikuan. Njëra ndër tyre ka qenë dhe gazetarja e njohur Kozeta Kurti, e cila në një koment e ka ironizuar keq Luanën.

“Mrekulli! Perle! Opsioni “mute” është ilaç për veshët!”, ka shkuar Kozeta në një faqe, ku ishte shpërndarë kënga më e fundit e moderatores bjonde.j.j