Deputetja Demokrate Grida Duma ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Open në Top Channel ku deklaroi se protesta e studentëve është e organizuar nga PS që të tërhiqet nga VKM. Por kjo deklaratë ka suprizuar jo pak vetë. Një nga gazetarët e njohur të politikës pikërisht në Top Channel i cili ka ndjekur të gjitha zhvillimet e cilëson absurde këtë deklaratë, ku në mënyrë ironike nënvizon se gjithë ditën zyra e shtypit e PD servirte video e foto nga protesta, ndërsa në darkë ia faturon PS-së. “Ai momenti kur – pasi ke pare gjithe diten zyren e shtypit te PD t’i shperndaje medias foto, video, slogane pa fund nga protesta e studenteve – degjon Grida Dumen ne darke t’i thote Lindita Nikolles ne #OpenTCH: Protesten e keni krijuar vete qe te terhiqeni (nga VKM)!!! “, shkruan Maraku.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here