Besimtarët myslimanë nisën muajin e agjërimit dhe deputetja e Kosovës Duda Balje e vuri shaminë.


(Postimi i Dudas në Facebook)
“Gati për lutjen e natës”, shkruan ajo në foton me një shami të zezë në kokë, që i ka shtuar ca doza simpatisë së saj, duke ia vënë më në pah tiparet.

Nuk është hera e parë që Duda bie në sy për paraqitjen e saj. Jo pak herë janë diskutuar veshjet në parlament. Nëna e tre fëmijëve ia ka dalë të jetë në formë të shkëlqyer.