Nga Alfred Peza/

Një detaj “i vockël” kompromenton rëndë aktin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, në lidhje me atë që ai e quajti, “shfuqizim” të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Në përpjekje për ta bërë letrën e tij të dukej sa më bindëse, Ilir Meta ka shkruar se “në komunikimin e të hënës, dt. 10 qershor, do bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.”

Domethënë vendimi i Presidentit qenka bazuar mbi “argumenta logjikë”. Pra të hënën Meta do na jepka argumenta “LOGJIKË”?! Bukur shumë.
Por pyetja që shtrohet është: Po “LOGJIKA” çhynë këtu? Sepse, logjika është një disiplinë filozofike që merret me studimin e formave dhe të parimeve të të menduarit të drejtë dhe të vërtetë dhe është themeluar nga Aristoteli.

Duhet të jetë për herë të parë në historinë e shteteve, që Kreu i saj, e drejton vendin me logjike dhe jo bazuar në ligje dhe Kushtetutë!