Nga Mero Baze

Pasuritë e njerëzve të sistemit të drejtësisë, janë një “beze e kuqe” për të tërhequr shumë sulme mbi ta. Shifrat janë goxha irrituese, edhe pse shpesh komisionet e Vetingut kapen dhe formalitete administrative, por e vërteta është se shifrat janë përtej atyre zyrtare. Ne kemi mundësi të shikojmë pasuritë e paluajtëshme që ata kanë blerë dhe që janë një aspekt rutinë I jetës së tyre, por jeta e tyre e shtrenjtë, dhe pasuritë në cash ndoshta nuk do të dalin kurrë në pah. Fjala vjen nëse një gjyqtar apeli, ka bërë rreth 100 ditë në vitë udhëtime jashtë shtetit, ato arat që ka blerë Llalla në Mullet janë pare xhepi. Apo nëse dikush prej tyre ka transferuar pare cash në investime jashtë vendit, këto kredit e buta për llogari të tjerëve janë pare xhepi.

Ndaj aspekti më I rënd I asaj që po del nga procesi I Vetingut nuk janë pasuritë që shikojmë e na irritojnë, por mekanizmi që i pasuroi këta njerëz. Dhe mekanizmi është shumë I qartë. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët super të pasur, (jo me këto shifra që dalin në Veting) janë njerëz që kanë pasur fatin të bëjnë shërbime politike dhe pastaj kanë pas leje të bëjnë lekë me “djersën” e tyre duke shitur drejtësi.

Fakti që këtyre njerëzve u kishte ikur frika dhe droja për atë që bënin, nuk është ratsësi. Nëse ti bëje një shërbim politik, pastaj mund të liroje një trafikant droge turk, që kërkohej për gjysëm ton heroinë, mund të falje vrasje apo të nxirrje nga burgu të dënuar me burg të përjetshëm. Këtu nuk të ndërhynte më njeri në pjesën tënde.

Ky mekanizëm e ka shkatërruar drejtësinë dhe për ta zhbërë atë që ka ndodhur, Vetingu jo vetëm që është jetik, por duhet të jetë I thellë dhe profesional dhe jo thjeshtë formal për të evidentuar kreditë apo pasuritë e paluajtshme.

Arroganca që kishte fituar sistemi I drejtësisë, nga fakti qq politika I përdorte ata për llogari të vet, duke I lejuar të pasuroheshin, ishte problemi më serioz. Pak a shumë ndaj tyre ëhstë vepruar sin ë kohën e Jençierëve Osman, që pasi përdoreshin për të pushtuar një qytet, kishin leje të plaçkisnin.

Kjo çështja e evidentimit të pasurive vlen vetëm për të ilustruar mungesën e frikës së tyre, se ata po ta dinin që do vinte kjo ditë nuk blenin as toka në Mullet, as bënin deklarata qesharake për lekë dasmash e bixhozi. Ata thjesht mund të jetonin dhe në shtëpi me qira, por me një dhomë mbushur me lek.

Fakti që ata nuk kanë besuar se do të përballen një ditë me të shkuarën e tyre, është domethënës dhe tek shifra e atyre që dhanë dorëheqje para Vetingut.

Vetëm dhjetë vet!

Nëse këta njerëz do të ishin normal, duhet të mos telendiseshin tani dhe të iknin para fillimit të Vetingut, por kjo do të thotë se askush prej tyre nuk e ka marr seriozisht reformën në drejtësi. Dhe kjo që po u bën Vetingu është një mrekulli jo për shkak të një Vetingu të thellë, por për faktin që edhe pse Vetingu është I përciptë, ata po bien sërisht në rrjet.

Se Vetingu real I tyre duhet të përfshij jo lekët që kanë harxhuar për tokë në Mullet, se ajo dhe ashtu nuk vlen gjë, por lekët që kanë harxhuar në çdo hotel të botës, në cdo butik luksoz, jetën luksoze që kanë bërë, blerjet informale, udhëtime e pushimet e shtrenjta, që flasin për një standart jete, prej milioneri.

Por fakti që edhe pse Vetingu është minimalist, ata po bien në rrjetën e tij, ka të bëj me faktin se ata janë aq të bindur se vendimin final e ka në dorë politika, sa nuk e kanë besuar Vetingun. Ky është gabimi fatal i tyre, të cilin po e paguajnë si njerëz pa intelekt. Siç I është dashur politikës të jenë.