A smartphone user shows the Facebook application on his phone in the central Bosnian town of Zenica, in this photo illustration, May 2, 2013. Facebook Inc's mobile advertising revenue growth gained momentum in the first three months of the year as the social network sold more ads to users on smartphones and tablets, partially offsetting higher spending which weighed on profits. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: SOCIETY SCIENCE TECHNOLOGY BUSINESS) - RTXZ81J

Facebook ka ekspozuar fotografitë e miliona përdoruesve pa lejen e tyre, bëri të ditur vet rrjeti i mediave sociale, i cili fajëson një gabim softuerik, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i brendshëm në Facebook, bëri të ditur se kishin zbuluar një gabim softuerik i cili ka dëmtuar përdoruesit të cilët i dhanë aplikacioneve të palëve të treta qasje të kufizuar në profilet e tyre.

Të paktën 1.500 aplikacione të ndërtuara nga 876 subjekte thuhet se mund të kenë marrë fotografitë gjatë një periudhe 12 ditore në shtator të këtij viti.

“Ky gabim, u ka mundësuar subjekteve të apostrofuara më lart, të përdorin fotot private të përdoruesve, si dhe fotot të cilat njerëzit i kanë ngarkuar por që ende nuk i kanë postuar në profilet e tyre”, deklaroi Tomer Bar, në cilësi të drejtorit të inxhinierisë në Facebook.

“Ndjejmë keqardhje për këtë që ndodhi”, tha Bar në një postim në blogun etij.

Incidenti ndodhi në kohën kur kompania veçse është e përfshirë në një skandal me privatësinë e të dhënave. Kujtojmë se më herët gjatë vitit u raportua se Cambridge Analytica, një kompani e të dhënave, ka përdorur Facebook-un për të marrë të dhënat e dhjetëra miliona njerëzve.