Mbrojtësi Jeraj Alvarez u diagnostikua në moshën 21-vjeçare me kancer ne testikuj.

Spanjolli arriti të dilte fitimtar në këtë betejë, duke mposhtur këtë sëmundje, teksa tashmë është shndërruar në një lojtar kyç tek Atletiko e Bilbaos.

Së fundmi klubi bask ka bërë me dije se Alvarez ka firmosur një kontratë 7-vjeçare me bardhekuqtë.

Futbollisti numëron 64 paraqitje në La Liga, teksa ka arritur të shënojë edhe 1 gol.

Mbrojtësi gjithashtu është aktivizuar edhe 12 takime në Ligën e Europës.

24-vjeçari është ndër ata lojtarë që e meritojnë plotësisht të quhen luftëtarë të vërtetë.