Bayern Munich po kërkon për zëvendësues të Frank Ribery dhe Arjen Robben. Klubi po vëzhgon shumë lojtarë si Sane, Dembele por edhe lojtarin i kombëtares kosovare Milot Rashica.

Por pavarësisht këtyre emrave, ekipi ‘bavarez’ së fundmi i ka kthyer sytë nga Seria-A.

Siç raporton e përditshmja “Kicker” Cengiz Under, po intrigon skuadrën gjermane.

Sezonin që lamë pas Under, ka pasur disa probleme fizike dhe në 19 ndeshje shënoi 6 gola. Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me Romën, por ekipi kryeqytetas është mësuar t’i shesë lojtarët shumë lehtësisht.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë lëvizjet e Bayernit.