Publikimi i një video-skandali në Austri ndryshoi të gjithë rrjedhën e politikës.

Ishte fillimisht zv.kancelari, Heinz Christian Strache protagonisti i videos që dha dorëheqjen pasi në inçizime shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitej si një investitore nga Rusia, dhe prezantohet si mbesa e një biznesmeni të njohur rus.

Pas kësaj dha menjëherë dorëheqjen kancelari Sebastian Kurz dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, gazeta e njohur Die Presse i ka kushtuar një artikull këtij fenomeni. “Si një video skandal jo gjithmonë të mbyll karrierën politike”, nis kështu artikulli, dhe në këtë rast është marrë rasti i videos Meta-Prifti.

“Një kamera kapi zëvendëskryeministrin duke bërë marrëveshjet të korruptuara. Regjistrimet u dërguan në media, por nuk u pranuan si dëshmi”, shkruan Die Presse.

“Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi video u bë publike, u shpall i pafajshëm më pas nga gjykata.

Si një financues i domosdoshëm i shumicës – në mënyrë alternative për dy partitë kryesore kundërshtare në vend, ai u kthye në faktor kyç.

U bë kryetar i parlamentit dhe për më shumë se dy vjet ai është tani president i Shqipërisë.

Video doli në dritë në fillim të vitit 2011. Në klimën politike të tensionuar të shqiptarëve, video menjëherë ngjalli zemërimin e masave. Kur demonstruesit e zemëruar të opozitës së atëhershme socialiste u përpoqën të sulmonin ndërtesën e qeverisë, katër protestues u qëlluan për vdekje. Meta i mbijetoi stuhisë politike dhe ligjore pas tërheqjes së tij strategjike, shkruhet nder te tjera ne artikull.