Fuqizimi i spitaleve rajonale mbetet fokusi i Ministrisë së Shëndetësisë ndërsa vetë ministrja Manastirliu ka deklaruar se po punohet për të ngritur në një standard më të lartë shërbimet e urgjencës mjekësore.

Gjatë vizitës së ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ajo tha se ky i fundit sot ofron kushte më të mira dhe shërbim cilësor për qytetarët.

“Sot, Urgjenca e Spitalit Shkodër ofron kushte më të mira për qytetarët për marrjen e shërbimit shëndetësor në kohë dhe me cilësi, por edhe për mjekët dhe infermierët që mund të ushtrojnë profesionin e tyre në kushte dinjitoze. Kemi ende shumë për të bërë për kujdesin shëndetësor që meritojnë qytetarët tanë, por investime të tilla janë hapa konkretë për të ndërtuar”, – ka bërë të ditur ministrja.

Edhe në pr/buxhetin e Shëndetësisë për 2019 parashikohen investime të rëndësishme për spitalet rajonale.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here