Në Santiago Bernabeu nuk ka më paqe për një tjetër Santiago: Solarin. Baskët e Real Sociedad fundosin teknikun argjentinas, që mori gjithë mosaprovimin e tifozëve, për humbjen 0-2 në shtëpi, edhe pse Blancos protestojnë, për kartonin e kuq ndaj Lucas Vasquez e 11 metërshin e mohuar ndaj Vinicius.

E të mendosh që Marca i kishte nisur kritikat ndaj Solari, për deklaratën në konferencë për shtyp se barazimet nuk janë për tu hedhur poshtë: “Ky është Real Madrid” i ka kujtuar e përditshmja sportive, teknikut argjentinas.

Sa mirë do të kishte qenë barazimi: pasditen e të dielës kampionët e botës kanë pësuar humbjen e 9 sezonale, duke u mundur 2-0 në shtëpi nga Real Sociedad, që nuk fitonte në Bernabeu prej 15 vjetësh e kishte humbur 9 ndeshjet e fundit në stadiumin e kryeqytetit.

Ndoshta një rezultat i padrejtë për atë që ndërtoi Madrid e për penalltinë e mohuar Vinicius me rezultatin 1-0. Por ky episod nuk do ti largojë kritikat nga Solari, me skuadrën në vendin e pestë, pasi ka marrë një pikë në 6 të mundshme kundër dy skuadrave në krizë si Villarreal e Real Sociedad, duke u pozicionuar -7 nga Barcellona që duhet të luajë kundër Getafe e mund të shkojë +10.