E enjtja ka ardhur me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, duke “prishur” edhe festën e Ditës së Verës. Kjo ishte edhe arsyeja që Bashkia e Tiranës vendosi që festimet në Tiranë të zhvillohen në fundjave.

Meteorologia Adiola Bani në një lidhje telefonike për News24 tha se në fundjave pritet mot I kthjellët dhe me temperature deri në 22 gradë.

“Sot, vranësira do të ketë në pjesën më të madhe të territorit. I gjithë territori shqiptar do përfshihet nga reshjet e shiut. Reshjet do jenë më pauza gjatë gjithë ditës. Nuk do jenë intensive. Jugu dhe Juglindja do mbeten me reshje deri në orët e mbrëmjes. Dita e nesërme paraqitet me mot të kthjellët dhe duke nisur nga nesër në mesditë do të ketë rritje të temperaturave. Fundjava pritet të arrijë deri në 21-22 gradë celsius”, tha Bani.