Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj bur gim për gjyqtarin Admir Thanza. Ky i fundit akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizmit.

Gjyqtari Thanza nuk kishte deklaruar në formular një dënim me bu rg të marrë nga gjykatat italiane në vitin 1999. Thanza ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari, i cili javën që shkoi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale. Për rastin në fjalë, gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.

Ai u zotua se nuk e ka kryer veprën penale, për të cilën ka marrë dë nimin. Megjithatë, mosdeklarimi i saj në formularët e dekriminalizimit përbën vepër penale sipas ligjit në fuqi. Karriera e gjyqtarit Thanza ka pësuar një goditje të fortë, pasi edhe DSIK e nxori të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.