Barcelona hidhet në “sulmin” final për të nënshkruar me Neymarin.

Kohët e fundit Juventusi është futur në garë për brazilianin dhe për të shmangur ndonjë transferim surprizë në Torino, katalanasit nuk qëndrojnë duarkryq dhe i ka bërë një ofertë tunduese PSG-së.

“Sky Sport” raporton se spanjollët ofrojnë 100 milionë euro dhe dy lojtarë të skuadrës katalanase për kartonin e Neymarit. PSG mund të zgjedhë dy prej Philippe Coutinhos, Ousmane Dembele, Rakitiç, Semedo dhe Malcom.

Tani pritet përgjigja e PSG-së e cila nuk ka ndërmend të bëjë rezistencë, por thuhet se ka vendosur si kusht kthimin mbrapsht të 222 milionë eurove që shpenzoi dy vite më parë për të marrë Neymarin.