Gjysma e shqiptarëve ndjehen të frikësuar se mos u vidhet shtëpia. Pavarësisht se perceptimi i publikut për punën e policisë është rritur, sipas të dhënave nga një studim i kryer së fundmi, qytetarët ndihen të pasigurt nga grabitjet.

Zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, deklaroi se në çdo zonë të vendit do të hapen zyra të reja policie për qytetarët, ndërsa forcat e rendit do të jenë të pranishme edhe në fshatra.

Policia e Shtetit e ka shpallur si prioritet strategjinë e policimit në komunitet, ku forcat e rendit do të jenë pranë qytetarëve për të zgjidhur konfliktet mes tyre duke parandaluar kështu edhe ngjarje më të rënda kriminale.